përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bursat "Paul Celan" në Vjenë 2018/19

.

325 paul celan ausschreibungInstituti për shkencat humane (IWM) në Vjenë ka shpallur për vitin 2018/19 bursat Paul Celan për përkthyese dhe përkthyes. Programi mbështet përkthimin e teksteve kanonike dhe të veprave kyçe bashkëkohore nga fusha e shkencave sociale, humane, filologjike dhe kulturore nga gjuhët e Europës Lindore dhe Perëndimore dhe anasjelltas ose ndërmjet gjuhëve të Europës Lindore. Afati i fundit i kandidimit për bursën tre- deri gjashtëmujore në Vjenë është data 18 mars 2018.

Shtyp

Writers-in-Residence: Shpallje "Reading Balkans 2018"

.

572 balkanDuke filluar nga viti 2018, programet e mbështetura nga TRADUKI me rezidenca letrare në Beograd, Novo mesto, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Split dhe Tiranë do të financohen edhe nga Creative Europe Programme i Bashkimit Europian. Shkrimtaret dhe shkrimtarët e interesuar me prejardhje nga Evropa Juglindore (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni) mund të aplikojnë deri më datën 25 tetor 2017 për një qëndrim në rezidencat aktuale. Do të financohen gjithsej 21 rezidenca katërjavore për periudhën nga 1 marsi deri më 31 korrik.

partner projektesh

traduki partners 2014 d