përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nachtleuchten. Takimi ndërkombëtar i përkthyesve të letërsisë gjermane

.

berlin uebersetzerwerkstattKollokiumi i Letërsisë në Berlin (LCB) ) bën thirrje për të aplikuar për pjesëmarrje në Takimin Ndërkombëtar të Përkthyeseve dhe Përkthyesve të letërsisë nga gjermanishtja. Në kuadër të një seminari njëjavor nga 17 deri më 24 Mars 2019, pjesëmarrësve u jepet mundësia që të njihen me zhvillimet aktuale të skenës letrare gjermane dhe që nëpërmjet kontakteve me autorë botues dhe kritikë, por edhe me kolegë nga vende të tjera, të përfshihen në një rrjet gjithnjë në rritje përkthyesish.  Pjesë e programit është edhe vizita e panairit të Lajpcigut dhe një prezantim në Qendrën e Përkthimit në panair. Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2018.

Shtyp

Bursat Paul Celan në Vjenë 2019/20

.

325 paul celan ausschreibungInstituti për Shkencat Humane (IWM) ka shpallur për vitet 2019/20 bursat e reja Paul Celan për përkthyese dhe përkthyes. Programi mbështet përkthimin e teksteve kanonike dhe veprave bashkëkohore me rëndësi kyçe për shkencat humane, sociale dhe kulturore ndërmjet një gjuhe europiano-linore dhe një gjuhe europiano-perëndimore ose ndërmjet dy gjuhëve europiano-lindore. Afati i fundit i aplikimit për bursat, të cilat ofrojnë një qëndrim deri në gjashtë muaj në Vjenë, është data 28 shkurt 2019.

partner projektesh

traduki partners 2014 d