përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shpallja: Punishte ndërkombëtare përkthimi në Mülheim

.

507 muelheimInstituti Ndërkombëtar i Teatrit (ITI Deutschland) së bashku me festivalin "Stücke" fton në një punishte nga data 12 deri më 21 maj 2017 përkthyese dhe përkthyes dramash nga gjermanishtja. Në qendër është puna konkrete me tekste të përzgjedhura. Ajo shoqërohet nga pjesëmarrja në aktivitete që shërbejnë për të kuptuar më mirë ambientin politik dhe kulturor të pjesëve dhe teatrit të sotëm gjerman. Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt  2017.

Shtyp

Bursa letrare "Kronist/e në Grac" 2017/2018

.

506 grazBashkia e  qytetit Graz (Austri) ka shpallur për periudhën prej shtatorit 2017 deri në gusht 2018 bursën njëvjeçare letrare "Grazer Stadtschreiber/Stadtschreiberin" (Kronist/e në Grac). Bursa përfshin vënien në dispozicion falas të një banese në kështjellëzën Cerrini në Grazer Schlossberg, si edhe një shpërblim mujor prej 1 100 EUR. Synimi është nxitja e letrareve dhe letrarëve që në veprat tyre dëshmojnë aftësi të reja dhe i referohen së sotmes, cilësi estetike dhe gjuhësore, autenticitet dhe mëvetësi artistike. Prania e tyre në Grac do t'i shërbejë këmbimit kulturor si edhe ndërveprimit me skenën letrare në vend. Afati i fundit për regjistrim është 31 mars 2017.

partner projektesh

traduki partners 2014 d