përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Seminar përkthimi "Kein Kinderspiel!" në Hamburg

.

523 elsaFondacioni "Robert Bosch" dhe shoqata "Rrethi i punës për letërsinë për të rinj" ftojnë ndërmjet datave 13 e 18 gusht 2017, për herë të tetë, në një seminar përkthimi në ndërtesën "Elsa Brändström" në Hamburg. U drejtohet sidomos përkthyesve të letërsisë gjermane për të rinj e fëmijë. Seminari pesëditësh ka vend për 15 pjesëmarrës dhe u ofron atyre mundësi që të njihen me tendencat aktuale të letërsisë së gjuhës gjermane për fëmijë e të rinj dhe veçanërisht me problemet specifike të përkthimeve të këtij zhanri.

Shtyp

CEI hap një bursë të re për shkrimtarë të rinj

.

218 ceiNë bashkëpunim me Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë Nisma e Evorpës Qendrore (CEI) ka hapur një bursë qëndrimi për shkrimtare dhe shkrimtarë të rinj. Qëndrimi tremujor do të bëhet sipas përzgjedhjes së kandidates/kandidatit në njërin prej vendeve anëtare të CEI-t. Veç kësaj, fituesi i bursës do të marrë pjesë në shtator 2017 në Festivalin ndërkombëtar të letërsisë në Vilenica.

Shtyp

Poeteka - Tirana In Between: bursa qëndrimi për 2017

.

512 tiranaPër herë të pestë radhazi "Poeteka" ka shpallur bursat e programit të rezidencave "Tirana in Between". Në bashkëpunim me TRADUKI-n dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë shoqata kulturore fton kandidate dhe kandidatë të interesuar nga Europa Juglindore që të aplikojnë deri më datën 15 shkurt 2017 për një qëndrim katërjavor në Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d