përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Fondacioni ZEIT organizon Akademinë Verore "History Takes Place" në Sarajevë dhe Beograd

.

528 zeitstiftungFondacioni ZEIT fton shkencëtare dhe shkencëtarë të rinj ndërkombëtarë, që në kuadër të një Akademie Verore me titull "History Takes Place – dinamikat e një transformimi urban",  që do të zhvillohet nga datat 4 deri më 15 shtator 2017, t'i përkushtohen historisë komplekse dhe të larmishme të Beogradit dhe Sarajevës. Akademia Verore merret kryesisht me doktorues nga fushat e historisë, historisë së artit, arkeologjisë, shkencave kulturore dhe sociale si edhe arkitektë dhe urbanistë të rinj. Programi do të jetë në anglisht. Afati i fundit për aplikim është data: 29 maj 2017.

Shtyp

Bursa të reja për në Novo Mesto të Sllovenisë

.

527 novo mestoBotimet Goga në bashkëpunim me TRADUKI kanë shpallur tre bursa shtesë për Novo Mesto të Sllovenisë për periudhën shtator-dhjetor 2017. Bursat realizohen në bashkëpunim me Agjencinë Sllovene të Librit, JAK, dhe institucione të tjera vendase. Mund të aplikojnë  shkrimtare e shkrimtarë, përkthyese dhe përkthyes nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Shtyp

Seminar përkthimi "Kein Kinderspiel!" në Hamburg

.

523 elsaFondacioni "Robert Bosch" dhe shoqata "Rrethi i punës për letërsinë për të rinj" ftojnë ndërmjet datave 13 e 18 gusht 2017, për herë të tetë, në një seminar përkthimi në ndërtesën "Elsa Brändström" në Hamburg. U drejtohet sidomos përkthyesve të letërsisë gjermane për të rinj e fëmijë. Seminari pesëditësh ka vend për 15 pjesëmarrës dhe u ofron atyre mundësi që të njihen me tendencat aktuale të letërsisë së gjuhës gjermane për fëmijë e të rinj dhe veçanërisht me problemet specifike të përkthimeve të këtij zhanri.

partner projektesh

traduki partners 2014 d