përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Seminar 'Wake up Europe, Sarajevo Calling' – afati i fundit për aplikim: 28 maj 2017

.

536 wakeupeuropeMuzeu historik i  Bosnjë-Hercegovinës po ripërpunon aktualisht konceptin e ekspozitës së përhershme 'Sarajeva e rrethuar', e cila u hap në vitin 2003. Në bashkëpunim me Shoqatën e Europës Juglindore, ai organizon në këtë kontekst seminarin dyditor me temë: 'Wake up Europe, Sarajevo Calling', i cili do të zhvillohet në Sarajevë, në datat 26 deri 29 qershor 2017. Seminari bashkon stafin e Muzeut Historik me kuratorë, historianë dhe pedagogë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian me qëllim që të shqyrtojnë së bashku propozime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të ekspozitës.

Shpallja (në anglisht)

Shtyp

Në verë fillon programi i ri i rezidencës së TRADUKI-t në Sofje

.

531 next pageDeri në 15 qershor, shkrimtarë dhe përkthyes mund të kandidojnë për një qendrim njëmujor në Shtëpinë e letërsisë dhe përkthimit në Sofje. Në bashkëpunim me TRADUKI-n, fondacioni Next Page nis aty një program të ri rezidence për të dëndësuar këmbimin letrar brenda Europës Juglindore dhe ndërmjet Europës Juglindore dhe rajonit të letërsisë gjermane. Bursa u krijon mundësinë shkrimtarëve dhe përkthyesve që të përqendrohen në projektin që kanë në dorë, të përdorin bibliotekat dhe qendrat kërkimore, të lidhin kontakte, të njihen nga afër me jetën kulturore të Sofjes dhe t'i prezantohe publikut bullgar.

partner projektesh

traduki partners 2014 d