përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Gjermanisht-bosnjisht/kroatisht/serbisht: Seminar për përkthyes në Straelen.

.

550 euek straehlenNë Kolegjin Europian të Përkthyesve (EÜK) në Straelen do të zhvillohet nga data 23 deri më 28 tetor 2017 një seminar për përkthyes të kombinimeve gjuhësore gjermanisht-bosnjisht/kroatisht/serbisht. Seminari do të mbështetet nga programi ViceVersa i Fondit Gjerman të Përkthimit dhe fondacionit "Robert Bosch", si edhe nga fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për art. Nën drejtimin e Helen Sinković-it dhe Dr. Brigitte Döbert-it, aty do të mblidhen gjithsej dymbëdhjetë pjesëmarrës për të punuar së bashku në projektet e dorëzuara prej tyre, për të diskutuar për probleme të rëndësishme në përkthim dhe për të këmbyer përvojë. Afati i fundit për aplikim është 23 gushti 2017.

Shtyp

Shpallje: Fond përkthimi për përkthyes nga rumanishtja në gjermanisht

.

540 cnaMe rastin e përzgjedhjes së Rumanisë si vend mysafir në Panairin e Lajpcigut 2018, Instituti rumun i kulturës ka nxjerrë dy shpallje për të nxitur përkthimet e reja nga rumanishtja në gjermanisht, të cilat duhet të jenë gati deri në panair. Deri më datën 30 qershor, shtëpitë botuese mund të aplikojnë për fonde në kuadër të programit "Translation and Publication Support Programme" dhe "Publishing Romania Programme" me projektet përkatëse.

Shtyp

Seminar 'Wake up Europe, Sarajevo Calling' – afati i fundit për aplikim: 28 maj 2017

.

536 wakeupeuropeMuzeu historik i  Bosnjë-Hercegovinës po ripërpunon aktualisht konceptin e ekspozitës së përhershme 'Sarajeva e rrethuar', e cila u hap në vitin 2003. Në bashkëpunim me Shoqatën e Europës Juglindore, ai organizon në këtë kontekst seminarin dyditor me temë: 'Wake up Europe, Sarajevo Calling', i cili do të zhvillohet në Sarajevë, në datat 26 deri 29 qershor 2017. Seminari bashkon stafin e Muzeut Historik me kuratorë, historianë dhe pedagogë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian me qëllim që të shqyrtojnë së bashku propozime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të ekspozitës.

Shpallja (në anglisht)

partner projektesh

traduki partners 2014 d