përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bursa të reja për në Novo Mesto të Sllovenisë

.

527 novo mestoBotimet Goga në bashkëpunim me TRADUKI kanë shpallur tre bursa shtesë për Novo Mesto të Sllovenisë për periudhën shtator-dhjetor 2017. Bursat realizohen në bashkëpunim me Agjencinë Sllovene të Librit, JAK, dhe institucione të tjera vendase. Mund të aplikojnë  shkrimtare e shkrimtarë, përkthyese dhe përkthyes nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Shtyp

Seminar përkthimi "Kein Kinderspiel!" në Hamburg

.

523 elsaFondacioni "Robert Bosch" dhe shoqata "Rrethi i punës për letërsinë për të rinj" ftojnë ndërmjet datave 13 e 18 gusht 2017, për herë të tetë, në një seminar përkthimi në ndërtesën "Elsa Brändström" në Hamburg. U drejtohet sidomos përkthyesve të letërsisë gjermane për të rinj e fëmijë. Seminari pesëditësh ka vend për 15 pjesëmarrës dhe u ofron atyre mundësi që të njihen me tendencat aktuale të letërsisë së gjuhës gjermane për fëmijë e të rinj dhe veçanërisht me problemet specifike të përkthimeve të këtij zhanri.

Shtyp

CEI hap një bursë të re për shkrimtarë të rinj

.

218 ceiNë bashkëpunim me Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë Nisma e Evorpës Qendrore (CEI) ka hapur një bursë qëndrimi për shkrimtare dhe shkrimtarë të rinj. Qëndrimi tremujor do të bëhet sipas përzgjedhjes së kandidates/kandidatit në njërin prej vendeve anëtare të CEI-t. Veç kësaj, fituesi i bursës do të marrë pjesë në shtator 2017 në Festivalin ndërkombëtar të letërsisë në Vilenica.

partner projektesh

traduki partners 2014 d