përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Çmimi 'Fabjan Hafner' për përkthime të shkëlqyera (gjermanisht-sllovenisht)

.

530 ausschreibungInstituti Goethe në bashkëpunim me Kolokiumin Letrar të Berlinit (LCB) akordon për herë të parë çmimin 'Fabjan Hafner', i cili jepet për përkthyeset dhe përkthyesit më të mirë nga gjermanishtja në sllovenisht dhe anasjelltas. Në vitin 2017 çmimi do të jepet për një përkthim të shkëlqyer nga gjermanishtja në sllovenisht, ndërsa në vitin 2018 për një përkthim të shkëlqyer nga sllovenishtja në gjermanisht. Çmimi është emërtuar sipas përkthyesit, poetit dhe studiuesit të letësrisë, shumë të rëndësishëm për Slloveninë, Fabjan Hafner (1966–2016), dhe përfshin një bursë një mujore në Kolokiumin Letrar të Berlinit. Afati i fundit për aplikim: 30 qershor 2017.

Shtyp

Fondacioni ZEIT organizon Akademinë Verore "History Takes Place" në Sarajevë dhe Beograd

.

528 zeitstiftungFondacioni ZEIT fton shkencëtare dhe shkencëtarë të rinj ndërkombëtarë, që në kuadër të një Akademie Verore me titull "History Takes Place – dinamikat e një transformimi urban",  që do të zhvillohet nga datat 4 deri më 15 shtator 2017, t'i përkushtohen historisë komplekse dhe të larmishme të Beogradit dhe Sarajevës. Akademia Verore merret kryesisht me doktorues nga fushat e historisë, historisë së artit, arkeologjisë, shkencave kulturore dhe sociale si edhe arkitektë dhe urbanistë të rinj. Programi do të jetë në anglisht. Afati i fundit për aplikim është data: 29 maj 2017.

Shtyp

Bursa të reja për në Novo Mesto të Sllovenisë

.

527 novo mestoBotimet Goga në bashkëpunim me TRADUKI kanë shpallur tre bursa shtesë për Novo Mesto të Sllovenisë për periudhën shtator-dhjetor 2017. Bursat realizohen në bashkëpunim me Agjencinë Sllovene të Librit, JAK, dhe institucione të tjera vendase. Mund të aplikojnë  shkrimtare e shkrimtarë, përkthyese dhe përkthyes nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

partner projektesh

traduki partners 2014 d