përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

'Absolute modern': Bojan Babić si bursist rezidence në Shkup

.

503 babic bojanShkrimtari serb Bojan Babić ishte në nëntor i ftuar në Shkup, si bursist i programit të rezidencës 'Absolute modern'. Aty ai punoi kryesisht me romanin e tij të ri dhe u takua me një numër të madh shkrimtarësh maqedonas. Ai ndoqi disa aktivitete kulturore dhe bëri vizita në disa institucione dhe më 19 nëntor doli para lexuesit si pjesëmarrës në festivalin Krik me librin Ilegalni Parnas. Në bisedë me Nikola Gelevskin dhe Robert Alagjozovskin diskutoi rreth temës 'Çfarë do të thotë të jesh i huaj'.

Shtyp

Orë letrare në Vjenë me Nenad Veličković-in

.

492 velickovic by marina velickovicMë 9 dhjetor, para një auditori të gjerë vjenez, shkrimtari sarajevas Nenad Veličković lexoi pjesë nga romani i tij, Otac moje kćeri, i cili para do kohe, me mbështetjen e TRADUKI-t, u botua në përkthimin gjermanisht. Nëpërmjet personazhit kryesor, një baba i traumatizuar nga lufta, ai reflekton në mënyrë kritike mbi gjuhën dhe shoqërinë, mundësitë për t'iu përgjigjur me art provokimeve dhe sfidave të përditshme të të ashtuquajturit realitet. Gjatë orës letrare, Nenad Veličković iu përgjigj me shumë humor pyetjeve të publikut, ku kishte shumë studentë të gjuhës dhe letërsisë sllave. Leximi u realizua në kuadër të partneritetit ekzistues mes TRADUKI-t dhe KulturKontakt Austria-s.

partner projektesh

traduki partners 2014 d