përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shumë e suksesshme paraqitja në Panairin e Librit në Lajpcig

.

leipzig_buchmesse_2010_b
Vizitorët e Panairit të sivjetëm të Librit në Lajpcig i ndoqën me interesim të madh aktivitetet e rrjetit TRADUKI dhe partnerëve të tij bashkëpunues. Edhe mediat e ndoqën me vëmendjen programin e Europës Juglindore: „Ky panair i vizitorëve është bërë një forum i vërtetë i letërsisë ’juglindore europiane’ e ’pas-jugosllave’, njofton TAZ.
Shtyp

Marko Pogačar mysafir në Berlin

.

pogacar_marko
Marko Pogačar
Nën titullin "Europäische Momente" (Momente europiane) zhvillohet në Literaturwerkstatt Berlin (Punëtorinë letrare të Berlinit) menjëherë pas Leipziger Buchmesse (Panairit të Librit Lajpcig) leximi „Kleine Sprachen - große Literaturen" (Gjuhë të vogla – letërsi të mëdha), ku poeti kroat Marko Pogačar do të lexojë nga vëllimi i tij poetik „Gjysmave të humbura“ (botimet Korrespondenzen 2010, përkthyese: Alida Bremer) . Janë gjithashtu mysafirë: Guy Helminger (Luksemburg), Immanuel Mifsud (Malta), Ana Maria Sandu (Rumani) dhe László Végel (Serbi). Aktivitetin do ta moderojë kritiku letrar Jörg Plath.
Shtyp

Shkrimtare dhe shkrimtarë nga Europa Juglindore lexojnë në Lajpcig

.

lepizig_buchmesse_2010
Panairi i Librit i Lajpcigut
Rrjeti TRADUKI dhe fondacioni Robert Bosch Stiftung edhe këtë vit e pasurojnë sërish kalendarin e veprimtarive të Panairit të Librit të Lajpcigut - Leipziger Buchmesse. Në program ka lexime, diskutime, ekspozita dhe muzikë. Një pikë e veçantë kulmore do të jetë të shtunën, 20 mars në UT Connewitz : Nata e Ballkanit - Balkan Nacht me një numër autorësh nga rajoni i Ballkanit dhe grupin etno nga Maqedonia BAKLAVA.

partner projektesh

traduki partners 2014 d