përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Traduki në Bullgari

.

sofia_battaglia
Fjala e hapjes në ceremoninë solemne në Pallatin e Kulturës
Dr. Jakub Forst-Battaglia nga Ministria federale austriake për Çështje europiane dhe ndërkombëtare mbajti, në kuadrin e një vizite të TRADUKI-t në Panairin e Librit të Sofjes më 2 dhjetor, fjalën e hapjes në ceremoninë solemne në Pallatin e Kulturës. Takimet e shumta interesante me botuese dhe botues bullgarë u organizuan nga Lidhja e botuesve të Bullgarisë, ashtu si dhe një prezantim i TRADUKI-t në panairin e librit, të cilin e kishin përgatitur Annemarie Türk (KulturKontakt Austria), Dr. Alida Bremer (fondacioni S. Fischer) dhe Dr. Jakub Forst-Battaglia.
Shtyp

Festival ndërkombëtar i poezisë në Shqipëri

.

poeteka_buehne
Raund diskutimesh me sfond muzikor
Festivali ndërkombëtar i poezisë Poeteka, fituesi i çmimit të akademisë Kult për „evenimentin më të mirë kulturor të vitit", i cili u zhvillua këtë vit për herë të pestë, u mbështet nga TRADUKI. Këtu u mblodhën së bashku shumë autore e autorë nga Europa Juglindore, meqë ky festival ka një rëndesë rajonale. Ishim në vend, në Berat, Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Këtu mund të mësonin më shumë për këtë festival poezie kaq tërheqës.

partner projektesh

traduki partners 2014 d