përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Prezantohet në Beograd „Histori e vogël gjermane“

.

autoren_istorija
Botimi i Reclam „Histori e vogël gjermane" u përkthye me ndihmën e TRADUKI-t në serbisht dhe u botua nga shtëpia botuese beogradase „Albatros Plus". Fondacioni Kondrad Adenauer organizoi më 3.11.2009 në kuadrin e „Ditëve të kulturës gjermane" së bashku me shtëpinë botuese një prezantim të librit.
Shtyp

Botim premierë

.

ekaterini
Përkthyesja Silvija Hinzmann me botuesin Lojze Wieser
Para Panairit të Frankfurtit doli në qarkullim pranë botimeve Wieser Verlag Romani „Ekaterini" i Marija Knežević.

Lidhur me librin:
Ekaterini, një vajzë me karakter të fortë, e lindur në fillim të shekullit të kaluar në Selanik, zbulon qysh në fëmini dashurinë që ka për stofet plot ngjyra e për rrobet e fisme, fillon më pas një kurs rrobaqepësie.
Shtyp

Josef Winkler në panairin Interliber

.

winkler_josef
Në panairin e librit të Zagrebit (Zagreber Buchmesse Interliber) Kulturforum austriake prej Zagrebi dhe shtëpia botuese Leykam International (Zagreb) organizuan një lexim me autorin austriak Josef Winkler; autori lexoi prej librit të tij të mbështetur nga TRADUKI „Roppongi". Gjermanisti zagrebas Svjetlan Lacko Vidulić moderoi këtë mbrëmje përpara një publiku të shumtë në numër, ku bënte pjesë edhe ambasadori austriak në Kroaci Jan KICKERT.

partner projektesh

traduki partners 2014 d