Reading Balkans: Stefan Bošković në Prishtinë
Shkrimtari malazez, Stefan Bošković, qëndroi në Prishtinë në prill të vitit 2019, si pjesë e programit të rezidencave të Qendrës Multimedia "Prishtina has no river". Ai iu prezantua publikut kosovar në Galerinë Monet, në një lexim dhe bisedë të udhëhequr nga dramaturgia Fjolla Hoxha.