përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Mustafa Zvizdić shkrimtar rezidence në Split

.

539 splitNë prill shkoi në Split shkrimtari nga Bosnja-Hercegovina, Mustafa Zvizdić, i cili për një muaj bujti në shtëpinë autorëve të shoqatës KURS në kuadër të programit "Marko Maruliç" që financohet nga TRADUKI. Së bashku me shkrimtaren nga Spliti, Nada Topić, ai, më 12 maj, iu prezantua lexuesit vendës në një mbrëmje letrare Disku(r)sija në bisedë me moderatorin Marijo Glavaš.

Shtyp

Programi i rezidencës për shkritmarë: ‘Kuća za pisce’

.

535 krokodilProgramin ei sivjetshëm të rezidencës për shkrimtarë, shoqata KROKODIL e nisi me tre shkrimtare, të cilat, me mbështetjen e TRADUKI-t, për katër javë secila bujtën në shtëpinë e shkrimtarëve ‘Kuća za pisce’, ku punuan me dorëshkrimet e tyre më të fundit dhe iu prezantuan lexueseve dhe lexuesve në Serbi.

Shtyp

„Tirana in Between“: Daim Miftari

.

538 miftari smallSi të ftuarin e parë në rezidencën e shkrimtarëve, në kuadër të programit të financuar nga TRADUKI,'Tirana in Between', shtëpia botuese Poeteka priti në pirll poetin shqiptar nga Maqedonia, Daim Miftari. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Miftari u bë pjesë e jetës kulturore të kryqytetit të Shqipërisë. Studentë të Fakultetit të Artit Skenik performuan poezitë e tij, ndërsa me Arian Lekën, i cili jep mësim në Universitetin e Arteve, ai dha dy leksione mbi identitetin kulturor mes shqiptarëve.

partner projektesh

traduki partners 2014 d