përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shqipëria në Fokus: Shkrimtarët shqiptarë vizitojnë Austrinë

.

667 schwerpunkt albanienNë vitin 2018, Ministria Federale Austriake për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme e shpalli Shqipërinë në fokus të punës së saj. Prandaj edhe TRADUKI  e shfrytëzoi këtë rast, për të përfshirë në programet prezantuese për Shqipërinë edhe letërsinë. Në këtë kuadër, u zhvilluan disa aktivitete letrare: I pari ishte një lexim në shtator, në Klagenfurt, me shkrimtarin shqiptaro-austriak, Ilir Ferra, i cili prezantoi romanin e tij të ri "Ne nuk ekzistojmë". Pas një diskutimi të gjallë, tryeza ku shiteshin librat u  zbraz dhe shumë nga vizitorët shprehën dëshirën  për një vazhdim të kësaj serie leximesh.

Shtyp

Prezantohet në në Tiranë Paul Celan: Lulëkuqe dhe kujtim

.

668 tiranaMe përkthimin e sponsorizuar nga TRADUKI të përmbledhjes me poezi të Paul Celanit Mohn und Gedächtnis për herë të parë u botua në përkthimin shqip një libër i poetit të rëndësishëm të letërsisë gjermane. Një shkak i bukur ky për ta prezantuar librin në Panairin e Librit në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministres së kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi, ambasadores gjermane, Susanne Schütz, homologut të saj austriak, Johannes Sattler dhe Antje Contius-it, si përfaqësuese e TRADUKI-t.

partner projektesh

traduki partners 2014 d