përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Yordanka Ivanova Beleva bursiste me rezidencë në Split

.

620 reading balkansNë kuadër të programit të rezidencave të financuar nga BE "Reading Balkans 2018", shoqata KURS priti në Split në muajin prill shkrimtaren bullgare Yordanka Ivanova Beleva. Gjatë qëndrimit të saj njëmujor, ajo u mor me dorëshkrimet e saj si edhe njohu nga afër larminë kulturore të Splitit. Në një bisedë me Marijo Glavaš-in dhe përkthyesen nga Zagrebi, Ksenija Banović, ajo iu prezantua edhe auditorit vendas gjatë mbrëmjes letrare Disku(r)sija.

Shtyp

"Defekt në sistem?" Një mbrëmje mbi sistemin politik të Bosnjë-Hercegovinës dhe rrugën e tij të gjatë drejt normalitetit europian

.

617 systemfehlerMë 22 maj 2018 politologu Tobias Flessenkämper (Dyseldorf) dhe historiani Nicolas Moll (Sarajevë/Paris) në bisedë me Adnan Ćerimagić-in nga European Stability Initiative (Berlin) prezantuan vëllimin e sapodalë në treg me titullin: Das politische System Bosnien-Herzegowinas. Herausforderungen zwischen Dayton-Friedensabkommen und EU-Annäherung [Sistemi politik i Bosnjë-Hercegovinës. Sfidat ndërmjet marrëveshjes së paqes së Daytonit dhe afrimit me BE-në]. Aktiviteti u moderua në fondacionin "Heinrich Böll" të Berlinit nga Hana Stojić, drejtuese projekti e Traduki-t.

Shtyp

Aleksandër Moisiu dhe përkryerja në aktrim – turne leximesh përmes Kosovës

.

618 moissiPasi biografia Moissi, Triest, Berlin, New York. Eine Schauspielerlegende  me autor Rüdiger Schaper për aktorin e famshëm të fillimshekullit të 20-të, Aleksander Moisi, në vitin 2000 u botua në shtëpinë botuese berlineze, Argon, dhe ndërkohë u botua edhe në shqip, përkthyer nga Feride Berisha, në shtëpinë botuese PA të Prishtinës,  autori pati në vitin 2018 një turne leximesh në Kosovë të mbështetur financiarisht nga TRADUKI.

partner projektesh

traduki partners 2014 d