përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Dita e Shën Jeronimit: 'Autor a përkthyes'

.

494 krokodilShoqata beogradase KROKODIL  ftoi sërish në një aktivitet që u bë me ndihmën e TRADUKI-t me rastin e ditës ndërkombëtare të përkthyesve. Për temën 'Autor a përkthyes? – ndërmjet krijimit dhe interpretimit' diskutuan Mirjana Marinković (përkthyese nga turqishtja) dhe Radoš Kosović (përkthyes nga norvegjishtja dhe danishtja).

Shtyp

Ecën, erdhën, ndenjën.

.

480 frankfurter buchmesseNë kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, TRADUKI dhe Fondacioni S. Fischer organizuan aktivitetin me titull: "Ecën, erdhën, ndenjën. Arratisja dhe mërgimi si normalitet historik?" Me redaktorin e gazetës së përjavshme DIE ZEIT, Ulrich Ladurner, diskutuan Beate Grzeski (drejtuese e Shtabit Koordinues "Arratisja dhe mërgimi" pranë Zyrës së Jashtme Gjermane), Jochen Oltmer (profesor për histori të re dhe kryetar bordi i Institutit Kërkimor të Migracionit dhe Studimeve Ndërkulturore, IMIS) dhe Carl Henrik Fredriksson (eseist, gazetar dhe bashkëthemelues i rrjetit EUROZINE). Në fokus të bisedës ishin pyetjet nëse lëvizjet e sotme migruese nëpër Europë janë vërtet kaq të jashtëzakonshme saç ngjajnë përballë sfidave akute organizative, shoqërore dhe politike dhe se cilin vend zënë ato në historinë e migracionit europian.

Shtyp

Mik në shtëpinë e shkrimtarëve në Shkup: Goran Ferčec

.

486 fercecNë muajin tetor, shkrimtari kroat, Goran Ferčec, banoi në shtëpinë e shkrimtarëve në Shkup, si i ftuar i programit të rezidencës 'Absolutely modern'. Krahas punës intensive me romanin e tij të ri, ai vizitoi një sërë shfaqjesh teatri dhe baleti dhe iu prezantua lexuesit të gjuhës maqedonase. Në City Mall, në ambientet e librarisë së re të shtëpisë botuese Ikona, më 25 tetor, ai lexoi prej romanit Ovdje neće biti čuda, i cili është botuar në përkthimin maqedonisht të profesor Aleksandar Prokopievit. Me ftesë të profesor Vladimir Martinovskit ai u takua të nesërmen me studentët e degës së letërsisë së krahasuar në Universitetin e Shkupit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d