10 vjet TRADUKI në Slloveni: Mbrëmje letrare me Slobodan Šnajder
Edhe në Lubjanë TRADUKI festoi dhjetëvjetorin e krijimit dhe ftoi me këtë rast autorin kroat Slobodan Šnajder për një bisedë. Romani i tij Doba mjedi, i cili së shpejti del edhe në gjermanisht, para pak kohësh u botua në sllovenisht. Sllobodan Snajder për herë të parë ua prezantoi veprën e tij edhe lexueseve dhe lexuesve të vendit fqinj. Përkthyesja dhe aktorja Sonja Polanc lexoi pjesë nga përkthimi. Pas një bisede, që e zhvilloi me të ftuarin Robert Bobnič, nga shtëpia botuese Založba VBZ, TRADUKI dhe Agjencia Sllovene e Librit JAK – e cila në vitin 2018 feston gjithashtu 10-vjetorin e krijimit– organizuan një pritje.