Festivali ndërkombëtar i letërsisë "PRO-ZA Balkan" në Shup
Prej 27 deri më 29 maj u zhvillua në Shkup edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë PRO-ZA Balkan, në të cilin edhe sivjet morën pjesë autore dhe autorë të mirënjohur nga Ballkani. Me mbështetjen e TRADUKI u prezantuan aty autorët Robert Perišić, Jurij Hudolin, Frosina Parmakovska si edhe Lejla Kalamujić, e cila në maj ishte bursiste me rezidencë në Shkup.