përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

The wanderers will find a way home

.

751 grrbic copyright Next Page FoundationPo afrohet fundviti dhe edhe bursistët më të fundit të TRADUKI-t janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Letërsisë  dhe Headsome Communication  Traduki ofroi këtë vit për herë të parë edhe rezidenca në Bukuresht. Rezidencat ishin të suksesshme dhe dy të ftuarit, poeti slloven, Uroš Prah, dhe përkthyesi bullgar, Hristo Boev, e shijuan dhe e shfrytëzuan më së miri kohën e qendrimit në kryeqytetin rumun. Prah përfundoi vëllimin me poezi, Udor, i cili u publikua një muaj më pas. Në Bukuresht Prah kishte dy lexime publike ku prezantoi si poezi publike, ashtu edhe pjesë nga vëllimi me poezi. Përkthyesi Boev është i mrekulluar nga skena letrare e vendit mikpritës dhe ka përkthyer në bullgarisht mbi 18 romane rumunë. Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Boev u mor edhe me përkthime të tjera dhe bëri një vizitë në Institutin e Bullgaristikës në Universitetin e Bukureshtit. Atje foli para studentëve për përvojën e tij dhe truket e përkthimit letrar. 

Shtyp

Shpallje: Writers-in-Residence: Reading Balkans 2020

.

reading balkansProgrami evropian  Reading Balkans edhe për vitin 2020 ka vënë në dispozicion rezidenca letrare. Ai financon gjithsej 21 bursa për vizita katërjavëshe në Novo mesto, Beograd, Shkup, Split, Tiranë, Prishtinë dhe Sarajevë. Autoret dhe autorët e interesuar mund të aplikojnë deri më  30 dhjetor 2019.

Shpallja (anglisht)

Shtyp

Fizika e pashpjegueshme e melankolisë

.

746 buch wienPanairi i librit në Vjenë, Buch Wien 2019, i cili u zhvillua në fillim të nëntorit, ndër të tjera, u bë edhe një skenë e bukur për letërsinë bashkëkohore bullgare. Georgi Gospodinov dhe Yordanka Beleva morën pjesë në këtë panair me ftesë të Traduki-t, Rumjana Zacharieva ishte e ftuara e Institutit bullgar të Kulturës, Shtëpia e Wittgenstein-it. Në gjithsej 6 orë letrare - 4 lexime në ambientet e panairit dhe 2 mbrëmje në Shtëpinë e Wittgenstein-it si edhe në Shoqatën Austriake të Letërsisë – me tekste dhe biseda, ata i prezantuan publikut skenën letrare të Bullgarisë dhe shpjeguan “sesi nëpërmjet leximit mund të mësohet dhe nxitet empatia.“ Gjithnjë e më shumë është vërtetuar se tradita e pasur narrative e vendit të tyre vazhdon deri në ditët e sotme. Audienca vieneze ishte e madhe në numër dhe dëgjonte me vëmendje, sepse sikurse e formuloi edhe Georgi Gospodinov„ne jemi librat që kemi lexuar“.

partner projektesh

traduki partners 2014 d