përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shpallen bursat e CEI-t për vitin 2018

.

606 ausschreibungNë bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Sllovenisë, Nisma e Europës Qendrore, (CEI) ka shpallur edhe për vitin 2018 bursa rezidencash për shkrimtare dhe shkrimtarë të rinj. Rezidenca tremujore bëhet në vendin e përzgjedhur prej kandidatit, që duhet të jetë një prej vendeve anëtare të CEI-t. Fituesi i konkursit merr pjesë edhe në shtator 2018 në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Vilenica.

Shtyp

Thirrje: "Echt absolut – Përkthim letrar me të rinj"

.

610 echt absolutNë kuadër të projektit Echt absolut – Përkthim letrar me të rinj – një nismë e përbashkët e Literarisches Colloquium Berlin dhe Fondacionit të Përkthyesve Gjermanë – kërkohen 12 përkthyese profesionistë letërsie që janë të interesuar të punojnë me të rinj. Qëllimi është zhvillimi i strukturave dhe i ofertave mësimore për t'i afruar të rinjtë mbi 12 vjeçarë me procesin kreativ të përkthimit dhe për t'i zgjeruar me ushtrime praktike kompetencat lexuese dhe shkruese të tyre. Afati i fundit për aplikim: 15.04.2018

partner projektesh

traduki partners 2014 d