përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Shukriu, Edi

.

shukriu edi© Tom LantoshEdi Shukriu, e lindur më 1950 në Prizren (Kosovë), ka studiuar histori dhe është profesore e arkeologjisë dhe historisë së vjetër në Universitetin e Prishtinës. Veç kësaj ajo është  nënkryetare e PEN-Qendrës Kosovë dhe kryetare e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës (KCCH). Ajo ka qenë gruaja e parë kosovare që ka botuar një vëllim me poezi në gjuhën shqipe.  Me veprimtarinë e saj politike Edi Shukriu ka dhënë ndihmesë në demokratizimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ajo ka ngritur forumin e gruas së LDK-së, ka qenë deputete në parlament, zëvendësministre e punëve të jashtme, bashkëdrejtuese e departamentit të UNMIK-ut për kulturën dhe bashkëthemeluese e partisë reformuese ADK. Për librin e saj Dardania protourbane (1996) ajo ka marrë çmimin shkencor „Gani Bobi“ dhe për vëllimin me poezi Nënqielli (1990) çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

partner projektesh

traduki partners 2014 d