përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sajko, Ivana

.

sajko ivanacrobuch.deIvana Sajko, e lindur më 1975 në Zagreb, studioi dramaturgji në Akademinë e Arteve Dramatike në Zagreb. Ajo punon si autore, këshilltare teatri dhe regjisore dhe është anëtare e redaksisë së gazetës për artin e skenës Frakcija dhe e revistës letrare Tema. Veç kësaj ajo është bashkëthemeluese e grupit teatror „Bad Company“, ka prezantuar emisionin televiziv për teatrin V-efekt dhe ka qenë për disa vjet mësimdhënëse në universitet. Sot ajo i inskenon shfaqjet e teksteve të saj në bashkëpunim të ngushtë me muzikantë. Veprat e Ivana Sajkos janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë shfaqur në skena ndërkombëtare. Asaj i janë dhënë çmime të rëndësishme për letërsinë dhe teatrin, ndër të tjerë çmimi „Ivan Goran Kovacic“ për romanin Rio bar.

partner projektesh

traduki partners 2014 d