përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Biletic, Boris Domagoj

.

biletic domagoj© privatBoris Domagoj Biletic, i lindur më 1957 në Pula, ka studiuar kroatistikë dhe filologji të sllavishtes jugore në Zagreb. Në vitet 1970a ai botoi për herë të parë poezi, kritika letrare, vëzhgime, studime dhe përkthime. Poezitë e tij janë publikuar nëpër disa antologji me lirikë kroate dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Boris Domagoj Biletic është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë (DHK), të P.E.N.-Klubit kroat, ka nxjerrë për botim një seri librash, nismëtar dhe kryeredaktor i revistës me tematikë letrare, kulturore dhe shoqërore, Nova Istra, dhe nismëtar i ditëve ndërkombëtare Pulski dani eseja“. Për veprat e tij ai ka marrë një sërë çmimesh dhe nderimesh letrare, ndër të tjera „Mlada Struga“, „Tin Ujevic“, „Julije Benešic“, çmimin e Shoqatës KulturKontakt Austria, Urdhrin Danica Hrvatska për një portret për Marko Marulicin dhe Medaljen e qytetit Rovinj. Boris Domagoj Biletic jeton dhe punon në Rovinj, ku drejton bibliotekën e qytetit „Matija Vlacic Ilirik“.

www.boris-biletic.iz.hr

partner projektesh

traduki partners 2014 d