përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Bajzetov, Aleksandra

.

bajazetov aleksandraAleksandra Bajazetov, e lindur më 1969 në Jagodina (Serbi), ka studiuar gjermanistikë dhe letërsi të krahasuar në Universitetin e Beogradit dhe International Development në London School of Economics and Political Science. Ajo ka punuar si lektore gjuhësie në Institutin e gjermanistikës në Universitetin e Beogradit (1995-2007) dhe ka qenë bashkë-botuese e revistës letrare Reč si edhe e ciklit me libra për fëmijë pranë botimeve beogradase Fabrika knjiga. Ajo ka qenë përfituese e disa bursave në Tübingen (DAAD), në Berlin (Goethe-Institut, Literarisches Colloquium), në Mynih (Internationale Jugendbibliothek) dhe në EÜK Straelen. Për përkthimin e Arbeit am nationalen Gedächtnis (Aleida Assmann) ajo u nderua në vitin 2002 me çmimin e përkthimit Miloš N. Đurić. Aleksandra Bajazetov ka përkthyer ndër të tjerë vepra nga Hannah Arendt, Maria Todorova, Helmut Dubiel, Aleida Assmann, Hermann Bausinger, Hanns Zischler, David Crystal, Friedrich Schleiermacher, Inka Parei, Thomas Hylland Eriksen, Rafik Schami, Stef Jansen, Niall Griffiths, Victor Klemperer, Günter de Bruyn, Markus Werner, Judith Schalansky dhe Arno Schmidt.

partner projektesh

traduki partners 2014 d