përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Totzeva, Sophia

.

totzeva sophiaDr. Sophia Totzeva, e lindur në Sofie, ka studiuar bullgaristikë dhe gjermanistikë në Sofie dhe Berlin. Ka mbrojtur doktoraturën në vitin 1994 në degën e shkencës së teatrit në Universitetin e Mainzit, ku ka qenë docente për më shumë se një dekadë. Studimi i saj me titullin Das theatrale Potential des dramatischen Textes. Ein Beitrag zur Theorie von Drama und Dramenübersetzung (Potenciali teatror i tekstit dramatik. Një trajtesë për teorinë e dramës dhe përkthimin e dramave) është një nga veprat standarde për teorinë e përkthimit të dramave. Në fushën e studimeve të veçanta 209 “Përkthimi letrar” pranë Universitetit të Göttingenit ajo është kujdesur për projektin „Teoria e përkthimit të dramës”. Krahas përvojës së gjatë me hulumtime dhe mësimdhënie, Sophia Totzeva punon si përkthyese letrare, këshilltare teatri dhe gazetare. Ndër të tjera ajo ka përkthyer tregime nga Adolf Muschg (Der blaue Mann) [Burri i kaltër] si edhe drama të Arthur Schnitzlerit dhe Friedrich Dürrenmattit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d