përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Assmann, Aleida

.

assmann aleida© Universität KonstanzAleida Assmann, e lindur më 1947 në Gadderbaum, ka studiuar anglistikë dhe egjiptologji në Heidelberg dhe Tübingen. Ka marrë të drejtën e mësimdhënies në Universitetin e Heidelbergut në vitin 1992 dhe që nga viti 1993 është profesore e letërsisë angleze dhe letërsisë së përgjithshme në Universitetin e Konstancës. Fushat kryesore të punës së saj janë antropologjia historike e medies, historia e të lexuarit dhe kujtesa individuale dhe kulturore. Ajo ka qenë profesore mysafire në Princeton, Yale, Vjenë dhe Çikago dhe ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore. Më 1999 iu dha çmimi i shkencave humane i Fondacionit Philip Morris. Në vitin 2009 mori çmimin për hulumtime të Institutit Max Plank „Geschichte + Gedächtnis“ (Histori + Kujtesë), Unazën e nderit Watzlawick të Dhomës së Mjekëve në Vjenë dhe Doktoratën e Nderit të Fakultetit Teologjik në Oslo.

partner projektesh

traduki partners 2014 d