përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Ivanji, Ivan

.

ivanji ivanIvan Ivanji, shkrimtar dhe përkthyes, u lind më 1929 në Zrenjanin (Serbi) si bir prindërish hebrej. Nga marsi 1944 gjer në prill 1945 ka qenë i burgosur në kampet e përqendrimit në Auschwitz dhe Buchenwald. Mbas luftës studioi në Beograd gjermanistikë. Ka punuar si mësues, gazetar, redaktor botimesh, këshilltar teatri, drejtor i disa teatrove të Beogradit, këshilltar ambasade në Bonn, bashkëpunëtor i Ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë dhe ka qenë përkthyes i Titos dhe i kreut partiak e shtetëror të Jugosllavisë. Nga viti 1982 deri më 1988 ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Shkrimtarëve të Jugosllavisë. Ivan Ivanji publikon që nga viti 1951, në fillim në serbisht, më pas në gjermanisht. Ai ka përkthyer nga gjermanishtja në serbisht autorë si Günter Grass, Heinrich Böll, Bertolt Brecht, Milo Dor, Karl Jaspers, e nga serbishtja në gjermanisht: Danilo Kiš, David Albahari dhe Vidosav Srevanović. Që prej vitit 1992 ai jeton në Vjenë dhe në Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d