përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Nikolovska, Zorica

.

nikolovska zoricaProf. Dr. Zorica Nikolovska, e lindur më 1964 në Shkup, studioi gjermanistikë dhe qysh më 1987 u punësua në Katedrën e Gjuhës Gjermane. Pasi përfundoi studimin pasuniveristar për letërsi të gjuhës gjermane, në kuadër të të cilit mori një bursë njëvjeçare nga DAAD-ja për një qëndrim në Universitetin e Düsseldorf-it, më 1996 ajo mbrojti titullin magjistër. Më 2003 mbrojti doktoratën në Fakultetin Filologjik „Blaže Koneski“ në Shkup. Jep mësim që nga viti 2004 si docente dhe që nga viti 2009 si profesore e jashtëzakonshme për letërsi gjermanishtfolëse në Fakultetin Filologjik. Prof. Dr. Zorica Nikolovska ka shkruar një numër të madh artikujsh shkencorë dhe është antare e kryesisë së Shoqatës së Përkthyesve të Maqedonisë. Ajo përkthen vepra lirike dhe epike nga gjermanishtja në maqedonisht. Ndër të tjera ajo ka përkthyer vepra nga Friedrich Schiller, Robert Musil, E. T. A. Hoffmann dhe Michael Ende.

partner projektesh

traduki partners 2014 d