përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Köhlmeier, Michael

.

koehlemeier_michael
© Schmieren
Michael Köhlmeier u lind më 1949 në Hard pranë Liqenit të Konstancës, ka studiuar gjermanistikë dhe shkenca politike në Marburg/Lahn si dhe filozofi dhe matematikë në Gießen. Ai jeton si shkrimtar i lirë në Hohenems (Vorarlberg) dhe Vjenë. Me radiodrama dhe tekste të shkurtra në prozë në fillim të viteve 1970 u bë i njohur si shkrimtar dhe më 1974 u nderua me një çmim inkurajues për letërsi. Vepra e tij përfshin shumë romane, tekste të ndryshme në prozë, pjesë teatrale, radiodrama, skenarë dhe tekste muzike. Në ORF 2 ai udhëheq emisionin debatues Club 2. Michael Köhlmeier është përkthyer ndër të tjera në frëngjisht, greqisht, koreanisht, rumanisht, sllovenisht, bosnjisht, spanjisht dhe turqisht dhe ka marrë shumë çmime. Më 2011 ai u nderua me Çmimin Austriak të Librit për Fëmijë dhe të Rinj për “Rosie und der Urgroßvater”.

partner projektesh

traduki partners 2014 d