përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Stamać, Truda

.

stamac_truda
Truda Stamać, e lindur më 1942 në Petrovaradin, studioi në fillim letërsi të krahasuar dhe gjermanisht në Zagreb. Krahas veprimtarisë së saj si përkthyese letrare, punoi më së pari në librarinë e Institutit kulturor gjerman, më pas studioi për një vit filozofi në Vjenë. Pas kësaj punoi si këshilltare për çështje kulturore në Zyrën e Kulturës kroate, më vonë në Ministrinë e Kulturës korate. Pas një veprimtarie shumëvjeçare si këshilltare e kulturës në ambasadën kroate në Austri, u kthye në Ministrinë e Kulturës. Nga 1990-1993 ishte kryetare e Shoqatës së miqësisë kroate-austriake. Për përkthimet e saj ka marrë disa çmime, ndër të tjera Kryqin e Nderit austriak për Shkencat dhe Artet. Është botuese e një numri antologjish, ka përkthyer libra të shumtë, ndër të tjerë vepra nga Thomas Bernhard, Paul Celan, Rainer Maria Rilke, Ingeborg Bachmann, Günter Grass, Hermann Hesse, Georg Büchner, Bertolt Brecht, G.E. Lessing, Walter Benjamin dhe Hans Küng.

partner projektesh

traduki partners 2014 d