Slavenka Drakulic, e lindur më 1949 në Rijekë, është një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të përkthyera të Kroacisë. Ajo ka publikuar ese, romane dhe libra tematikë si dhe shkruan për gazeta dhe revista të shumta. Ajo punon si redaktore për revistën
The Nation magazine (SHBA). Shkrimet e saj janë botuar ndër të tjera në
The New Republic,
The New York Times Magazine,
The New York Review Of Books,
Süddeutsche Zeitung,
Internazionale,
Dagens Nyheter,
The Guardian dhe në
www.eurozine.com. Ndër librat e saj më të njohur janë:
Balkan Express (1992)
, Božanska glad (1995),
Cafe Europa (1996),
Kao da me nema (1999) dhe
Basne o komunizmu (2009). Më 2005 ajo u nderua me Çmimin e Librit të Leipzigut për Mirëkuptimin Evropian për
Oni ne bi ni mrava zgazili [Askush nuk ishte aty – Krime lufte në Ballkan para Gjykatës së Hagës]
. Slavenka Drakulic jeton në Suedi dhe Kroaci.