përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bertolt Brecht. 101 poezi dashurie

Brecht, Bertolt.

brecht_poeziNjë përzgjedhje e poezive të dashurisë së Bertolt Brechtit. Ky libër përfshin shumicën e soneteve, këngëve, baladave dhe poezive të tjera të shkrimtarit me temën e dashurisë. Veçanërisht sonetet u kushtohen grave të ndryshme të cilat e kanë shoqëruar Brechtin në jetën e tij të trazuar: prej dashurisë së parë Marie Rose Aman, te shkrimtarja Elisabeth Hauptmann ose Margarete Steffin e deri te poezia e fundit Si ka qenë, të cilën ia kushtoi më 1956 pas gjasave së shoqes Helene Weigel.

Përmbledhja poetike 101 poezi dashurie [Bertolt Brecht. 101 Liebesgedichte] nga Bertolt Brecht ka dalë nga botimet K&B, Tiranë. Zgjedhur e shqipëruar (fragment leximi) nga Ardian Klosi.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d