përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Brecht, Bertolt

.

brecht_bertolt
© Jörg Kolbe

Bertolt Brecht, i lindur më 1898 në Augsburg, studioi për shkenca natyrore, mjekësi dhe letërsi në Mynih. Më 1918 iu desh t’i ndërpriste studimet, pasi që u mor në shërbim për ndihmë sanitare në një spital ushtarak të Augsburgut. Qysh gjatë studimeve filloi të shkruajë pjesë për teatrin. Prej vitit 1922 filloi të punojë si këshilltar teatri në Teatrin e Dhomës (Kammerspielen) të Mynihut. Prej 1924 më 1926 ishte regjisor në Teatrin Gjerman në Berlin. Më 1933 iku nga Berlini për t’u arratisur përmes Pragës, Vjenës dhe Zyrihut në Danimarkë, ku qëndroi për pesë vitet në vijim. Përveç dramave Brehti ka shkruar edhe artikuj për një numër revistash të emigrantëve në Pragë, Paris dhe Amsterdam. Më 1948 u kthye nga mërgimi në Berlin, ku punoi si shkrimtar dhe regjisor derisa vdiq. Bertolt Brechti vdiq më 14 gusht 1956 në Berlin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d