përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Trojanow, Ilija

.

trojanow_ilijaIlija Trojanow u lind në vitin 1965 në Sofje dhe vetëm disa vite më vonë, në vitin 1971, familja e tij arratiset nga Bullgaria. Rrugëtimi kalon nga Jugosllavia dhe Italia për të përfunduar në Gjermani, ku fiton strehim politik. Në vitin 1972 shpërngulet në Kenia, ku, me një ndërprerje të vogël katërvjeçare, qëndron deri në vitin 1984. Stacioni vijues i Trojanow-it është Parisi. Në vitin 1984 fillon studimet për shkenca juridike dhe etnologji në Mynih, ku më pas themelon edhe botimet "Kyrill & Method" dhe "Marino". Në vitin 1998 Trojano-i shkoi të jetonte në Mumbai dhe në vitin 2003 në Kejptaun. Sot ai jeton në Vjenë, nëse nuk është në udhëtime. Romanet më të njohura të tij, si për shembull, Die Welt ist groß und Rettung lauert überall, Der Weltensammler dhe Eistau, si edhe libri me kronika nga udhëtimet, An den inneren Ufern Indiens, janë bestseller të famshëm dhe janë vlerësuar me shumë çmime.

 Uebsajt

partner projektesh

traduki partners 2014 d