përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Mercier, Pascal

.

mercier_pascal
© Peter Hassiepen
Pascal Mercier, emri i vërtetë Peter Bieri, lindur më 1944 në Bernë, ka studiuar indologji, anglistikë, filozofi dhe greqishte në Londër dhe Heidelberg. Pas mbrojtjes së doktoraturës më 1971 dhe disa qëndrimesh studimore në Berkeley dhe Harvard (1973-1975), mbrojti më 1981 punimin e profesurës në Heidelberg. Deri më 1993 dha mësim ndër të tjera në Hamburg, Heidelberg, Berlin, Bielefeld dhe Marburg. Prej vitit 1993 është profesor i filozofisë pranë Universitetit të Lirë të Berlinit. Krahas punimesh të shumta shkencore, ku është marrë me filozofinë e shpirtit, të njohjes dhe të gjuhës, ai ka botuar nën pseudonimin Pascal Mercier një numër romanesh. Më 2004 arriti të bëjë emër si autor librash bestseller me Nachtzug nach Lissabon [Treni i natës për Lisbonë].

faqja web

partner projektesh

traduki partners 2014 d