© Deutsches Bundesarchiv
Siegfried Lenz, i lindur më 1926 në Lyck të Prusisë Lindore, bën pjesë ndër shkrimtarët më të rëndësishëm e më të lexuar të letërsisë bashkëkohëse gjermane. Për veprat e tij ka marrë një numër çmimesh të rëndësishme, ndër të tjera Çmimin Goethe të qytetit Frankfurt mbi Main, Çmimin e Paqes të Librarëve gjermanë dhe më 2009 Çmimin Lew-Kopelew për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut. Krahas romaneve të shumta, vëllimeve me tregime dhe ese, në 80-vjetorin e lindjes së tij dolën të gjitha tregimet në një vëllim (
Die Erzählungen) si dhe përmbledhja me ese
Selbstversetzung (Vetëzhvendosje). Më 2008 botoi novelën
Schweigeminute (Një minutë heshtje), më 2009 pjesën teatrore
Die Versuchsperson (Personi për eksperimentim) dhe
Landesbühne (Skena e provincës), tani së fundi
Wasserwelten (Botë ujore).