përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Surroi, Flaka

.

surroi_flaka
Flaka Surroi, e lindur më 1963 në Prishtinë, studioi në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ajo është pronare dhe drejtuese e sipërmarrjes më të madhe mediatike kosovare KOHA, që përfshin gazetën e përditshme KOHA Ditore, televizionin KohaVision, stacionin e lajmeve ARTA, portalin KOHA.net, KOHA Print dhe shtëpinë botuese Botimet KOHA. Më parë ka punuar disa vjet në Zyrën e Punës të Kosovës, vullnetarisht në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, ka qenë gjithashtu bashkëpunëtore lokale pranë UNHCR dhe UNICEF. Nga 1999 më 2004 ka drejtuar fondin Community Development Fund. Flaka Surroi boton rregullisht editoriale në KOHA Ditore dhe përkthen libra nga anglishtja, spanjishtja dhe serbishtja.

partner projektesh

traduki partners 2014 d