© Nezza
Arif Demolli, i lindur më 1949 në Murrizaja të Kosovës, bën pjesë ndër shkrimtarët më të njohur kosovarë. Ka studiuar gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë. Në protestat e studentëve të vitit 1981 u arrestua e kur u lirua, ia hoqën krejt të drejtën e punës. Më 1990 e rifilloi punën, duke u angazhuar për revistën kulturore
Fjala, ku dhe ishte për një kohë kryeredaktor. Më vonë u bë kryeredaktor i revistës për fëmijë
Pionieri. Sot Arif Demolli drejton sektorin e mjeteve mësimore në Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Për librin
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie ka marrë më 1993 çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 2004 mori çmimin e letërsisë kosovare për fëmijë e të rinj.