përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Anna nicht vergessen

Geiger, Arno.

geiger_ana

Lukasi i lë lamtumirën Berlinit. Shumë gjëra i kanë shkuar ters aty, e tani natën e fundit para se të kthehet në Vjenë e kalon në kanapenë e një kameriereje që është e lodhur për vdekje. Në mëngjes s'ka zot që ta zgjojë, e pastaj, kur i bie ziles hidrauliku, djaloshi gjen më në fund dikë, të cilit mund t'i tregojë jetën e tij, jetën që do të kishte dashur të kishte dhe një dashuri të madhe të lumtur.

Arno Geiger, i cili më 2005 mori Çmimin gjerman të Librit për romanin e tij „Es geht uns gut", në librin e ri rrëfen për katastrofa dashurie dhe ëndrra jete të njerëzve që nuk duan të harrohen - me lehtësi, me gjuhë magjepsëse e me shumë humor.

Mos e harroni Annën do të dalë së shpejti në përkthimin serbisht të Jelena Petrovic pranë botimeve VBZ, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d