përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sjajno mjesto za nesreću

Karakaš, Damir.

karakas_sjajnoNë këtë roman autobiografik autori rrëfen për kohën kur përpiqej të realizonte „Ëndrrën franceze“. Protagonisti, të cilin shumica e francezëve e shikon si vagabond dhe nuk e pranon, çan me guxim mes jetës së përditshme, i rrethuar nga gjysmë-kriminelë dhe të tjerë persona në skaj të shoqërisë, më së shumti të huaj nga Europa Lindore ose jo-europianë. Megjithë optimizmin e tij, lexuesi e ndien dëshpërimin e tij në rritje: Parisi i duket si një qytet ksenofob, ku ndikimi i politikanëve sundues por edhe ai i Le Penit ka lënë gjurmë të thella.

Romani Sjajno mjesto za nesreću i Damir Karakaš-it ka dalë në maqedonisht (fragment) përkthyer nga Lenče Toseva, nën titullin Сјајно место за несреќа pranë botimeve Makedonska reč, Shkup dhe në gjermanishte (fragment) përkthyer nga Alida Bremer, nën titullin Ein herrlicher Ort für das UnglückDittrich-Verlag, Berlin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d