përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Karakaš, Damir

.

karakas_damir
© Gordan Mehkek
Damir Karakaš, i lindur më 1967 në Plašcica (qarku Lika, Kroaci), studioi agronomi, jurisprudencë dhe gazetari në Zagreb. Në fillim punoi për gazetën Vecernji list, më vonë bëri kronikat e tij si reporter lufte nga frontet në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Më 2001 u zhvendos në Francë, ku jetoi për pesë vjet duke i fituar të ardhurat si fizarmonicist, dhe ku filloi të studioi frëngjisht në Sorbonne. Damir Karakaš ka botuar një numër librash, ndër ta romane, tregime dhe një vëllim me prozë udhëtimesh. Më 2008 doli, i mbështetur mbi vëllimin e tij me tregime Kino Lika, një film që fitoi më pas çmime, nën regjinë e Dalibor Mantanicit. Veç kësaj janë krijuar të frymëzuara nga veprat e tij një numër pjesësh teatrale. Disa prej tregimeve të tij janë përkthyer në frëngjisht dhe në anglisht. Sot Damir Karakaši jeton në Paris und Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d