përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Minić, Snežana

.

minic_snezana
Snežana Minić, e lindur më 1958 në Niš (Serbi), ka studiuar gjermanisht dhe letërsi të krahasuar në Beograd. I përfundoi studimet me një punim voluminoz masteri mbi receptimin e poezisë së Gottfried Bennit në hapësirën serbokroate. Pas kësaj punoi më së pari si mësuese gjermanishteje, pastaj si gazetare, shkrimtare dhe përkthyese në profesion të lirë prej gjermanishtes në serbisht. Prej vitit 1992 jeton në Hamburg. Deri tani Snežana Minić ka botuar pesë vëllime vetjake me poezi dhe përkthime të shumta nga autorë gjermanë në serbisht, ndër to vepra nga Rainer Werner Fassbinder, Gottfried Benn dhe Sarah Kirsch. Ajo është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve serbë dhe e Qendrës P.E.N. serbe dhe gjermane.

partner projektesh

traduki partners 2014 d