përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kirsch, Sarah

.

kirsch_sarah
© Jens Rusch

Sarah Kirsch, emri i vërtetë Ingrid Bernstein, ka lindur më 1935 në Limlingerode. Më 1960 u martua me poetin Rainer Kirsch dhe filloi të botojë tekste poetike nën pseudonimin Sarah. Së bashku me të shoqin shkroi vëllimin e saj të parë poetik, më 1967 u botua libri i saj i parë vetjak poetik. Pasi divorcit më 1968, ajo u zhvendos në Berlinin Lindor ku u bë anëtare e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të RDGj. Kur e përjashtuan më 1976 nga partia komuniste (SED), ajo kaloi në Gjermaninë Perëndimore, ku e vazhdoi me shumë sukses karrierën e vet si shkrimtare. Ajo ka marrë shumë çmime me emër dhe qysh prej vitit 1992 ka qenë anëtare e Akademisë së Lirë të Arteve të Hamburgut. Në vitin 1996 ajo u bë drejtuese e Katedrës “Vëllezërit Grim“ në Kasel. Që prej vitit 1983 Sara Kirsch jeton në Tilenheme, në Shlesvig-Holshtajn. Ajo u nda nga jeta më 5 maj 2013.

partner projektesh

traduki partners 2014 d