përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Herr Bello und das blaue Wunder

Maar, Paul.

maar_bello"Sikur të mos kishte ardhur atëherë ajo grua plakë në farmacinë e babait, shumë shqetësime do na ishin kursyer.” Kështu fillon historia e Maksit dhe qenit të tij Bello – zotit Bello, për të qenë më të saktë. Ai lëngu i kaltër të cilin gruaja e çuditshme ia sjell babait të Maksit, bën që bimët të rriten shumë më shpejt nga ç’e kanë natyrën. Kur Belloja gabimisht pi nga ai gjoja pleh për bimë, Maksi ndodhet para një mrekullie të paparë. Pasi ai lëng arrin, së paku për njëfarë kohe, që t’i kthejë kafshët në njerëz. Me ilustrime nga Ute Krause.

Herr Bello und das blaue Wunder (Zoti Bello dhe mrekullia e kaltër) nga Paul Maar ka dalë në përkthim sllovenisht (fragment përkthimi) nga Ana Grmek nën titullin Gospod Bello in modro čudo pranë botimeve Družba Piano, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d