Shtyp

Ein Meister aus Deutschland: Heidegger und seine Zeit

Safranski, Rüdiger.

safranski_meisterMe një gjuhë të kuptueshme e të këndshme e ka shkruar autori këtë libër mbi jetën dhe veprën e Martin Heideggerit, që është pa dyshim filozofi më i rëndësishëm i shekullit 20, duke dhënë njëkohësisht një panoramë të epokës së tij. “Kemi këtu dikë që shkruan për Heideggerin pa zemërim dhe pa përulje prej nxënësi, duke ruajtur një distancë të qëndrueshme: që hesht aty ku ka vetëm hamendësime, që kritikon pa denoncuar, që ironizon pa rënë në tallje, që herë pas here hap krahët si të thoshte “Ja që kështu është” (Die Zeit)

Ein Meister aus Deutschland: Heidegger und seine Zeit (Një mjeshtër prej Gjermanie: Heideggeri dhe koha e tij) nga Rüdiger Safranski ka dalë në përkthim sllovenisht (fragment leximi) nga Alfred Leskovec nën titullin Mojster iz Nemčije: Heidegger in njegov čas pranë botimeve Študentska založba, Lubjanë.