përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Knežević, Snješka

.

knezevic_snjeska

Snješka Knežević, e lindur më 1938 në Zagreb, studioi histori arti dhe gjuhë gjermane. Prej vitit 1962 filloi të punojë për radio Zagrebin, veç kësaj ka botuar artikuj mbi arkitekturën, urbanizmin dhe mbrojtjen e monumenteve. Më 1990 e la vendin e saj në radio dhe iu kushtua punës shkencore si bashkëpunëtore e jashtme e Institutit për Histori Arti. Më 1994 mbrojti doktoratën në specialitetin histori arti. Prej vitit 2000 jep mësim historinë e artit në Zagreb pranë Fakultetit Filozofik dhe prej vitit 2002 edhe pranë Fakultetit të Arkitekturës. Snješka Knežević është nga viti 1964 anëtare e Lidhjes kroate të përkthyesve letrare. Veç kësaj është anëtare e qendrës kroate P.E.N., e Lidhjes së gazetarëve dhe e Lidhjes së historianëve të artit. Përkthen prozë, drama, poezi dhe vepra të historisë së artit. Ndër përkthimet e saj bëjnë pjesë vepra nga Walter Benjamin, Hermann Broch, Peter Handke, Ulrich Plenzdorf, Bertolt Brecht, Ödön von Horvath, Theodor Adorno, Ernst Bloch, Alfred Döblin, Günter Grass, Franz Kafka dhe Thomas Bernhard.

partner projektesh

traduki partners 2014 d