përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Milev, Geo

.

milev_geo
Geo Milev, i lindur më 1895 në Radnevo (Bullgari), mbahet si poeti dhe shkrimtari më i rëndësishëm ekspresionist i Bullgarisë. Studioi në Sofie dhe Leipzig. Pas Luftës së parë Botërore filloi të bashkëpunojë në Berlin me revistën Die Aktion. Më 1919 u kthye në Bullgari ku themeloi revistën e artit Vesni. Më 1922 kërkoi që të pranohej në Partinë komuniste të Bullgarisë, prej vitit 1924 filloi të botojë revistën Plamak. Për shkak të poezisë së tij Shtator kushtuar revoltës komuniste të vitit 1923 që u mbyt në gjak, u padit dhe dënua. Në maj 1925, pasi e morën për hetim, nuk u kthye më. Rreth 30 vjet më vonë kafkën e tij e gjetën në një varr masiv në afërsi të Sofies.

partner projektesh

traduki partners 2014 d