përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Oroschakoff, Haralampi G.

.

oroschakoff_haralampi
© Diana von Hohenthal
Haralampi G. Oroschakoff, i lindur më 1955 në Sofje, e ka prejardhjen nga një familje e vjetër ruse. U rrit në Vjenë dhe Cannes, sot jeton, pas shumë vitesh qëndrimi në Mynih, në Berlin dhe në Bregun e Kaltër të Francës. Piktor, vizatues e shkrimtar prej vitit 1981, bëri emër më së pari në skenën ndërkombëtare të artit me instalimet e tij. Pas rënies së Murit të Berlinit iu kushtua përherë e më shumë si “endacak midis botëve” letërsisë dhe ballafaqimeve ndërkulturore-teorike. Haralampi G. Oroschakoff  ka botuar tekste të shumta në gazeta e revista si dhe një numër librash. Më 2007 u botua pas një pune dhjetëvjeçare romani i tij që ndjek zhvillimin e një familjeje me titull Afera Battenberg.

Website

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d